BDI promovon shtabin politik në Çair, do të udhëhiqet nga Bujar Osmani

Bashkimi Demokratik për Integrim ka promovuar Shtabin Politik të Degës së tij në Çair, me një ngjarje ku morën pjesë aktivistët dhe struktura të tjera të partisë. udhëheqja e shtabit do t’i besohet ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka theksuar rëndësinë e themelimit të këtij shtabi politik si përgjigje ndaj sfidave që i ka krijuar pushteti aktual.