Bayerni zyrtarizon shkarkimin e trajnerit Nageslmann dhe emërimin e Tuchelit

Bayerni zyrtarizon shkarkimin e trajnerit Nageslmann dhe emërimin e Tuchelit

Thomas Tuchel është zyrtarisht trajner i Bayernit të Mynihut. Në fakt, lajmi i bujshëm mori dhenë mbrëmjen e së enjtes, por vetëm pasditen e kësaj të premteje klubi bavarez ka zyrtarizuar lëvizjet e fundit në faqen zyrtare.

Njoftimi i parë lidhej me shkarkimin e Julian Nagelsmann, me vendim të drejtorit të përgjithshëm, Oliver Kahn, dhe drejtorit sportiv, Hasan Salihamidžić, pas konsultave që kanë pasur me presidentin Herbert Hainer.

Pak më vonë është dhënë lajmi zyrtar për emërimin e Thomash Tuchelit trajner i Bayernit.

Ish-i i Borussias së Dortmundit, PSG-së dhe Chelsea-t ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025.

MARKETING