Bayerni dhe Dortmundi bëjnë detyrat, një shqiptar debuton me bavarezët

Bayerni dhe Dortmundi bëjnë detyrat, një shqiptar debuton me bavarezët

Fitojnë Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund në Bundesliga, ndërkohë që rigjen tri pikët edhe Freiburgu. Kampionët në fuqi mposhtën 3-0 Bochumin falë golave.

 

Thomas Muller shënoi në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të sfidës erdhën edhe golat e Kingsley Coman dhe Serge Gnabry (pen). Skuadra e Nagelsmann kryeson me 43 pikë.

Për Bayernin debutoi 17-vjeçari Arijon Ibrahimovic. Sulmuesi me origjinë shqiptare u fut në fushë në minutën e 77′ në vend të Leroy Sane.

Tri pikë më pak numëron Borussia Dortmund. Verdhezinjtë triumfuan 0-2 në fushën e Werder Bremen, duke siguruar fitoren e pestë radhazi.

Jamie Bynoe-Gittens zhbllokoi takimin në minutën e 67’, vetëm pak sekonda pasi ishte futur në fushë. Ky ishte goli i tretë në kampionatin gjerman për 18-vjeçarin anglez.

Golin e qetësisë e realizoi Julian Brandt pesë minuta përpara fundit. Freiburgu fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Stuttgartit falë dy golave me penallti të italianit Vincenzo Grifo.

Rikthehet te fitorja edhe Bayer Leverkusen pas dy humbjeve radhazi. “Aspirinat” ia dolën në fushën e Hoffenheim me rezultatin 1-3.

Robert Andrich, Moussa Diaby dhe Adam Hlozek shënuan për ekipin e Xabi Alonsos. Sfida tjetër mes Mainzit dhe Augsburgut përfundoi 3-1 për skuadrën vendase.

 

MARKETING