Bastisje në Shkup, janë gjetur disa lloje të drogave

MPB-ja informoi se dje në ora 18:40, policia ka privuar nga liria shkupjanin S.S. (39).

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në rajonin e Karposhit, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur edhe konfiskuar marihuanë, materie në pluhur, materie e bardhë e ngurtë dhe fara nga kanabisi”, njoftojnë nga policia.
Personi është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penale.

MARKETING