Bashkimi dhe Shkupi e mbyllin sezonin me humbje

Bashkimi dhe Shkupi e mbyllin sezonin me humbje

E diela sjellur dy ndeshjet e parafundit të xhiros së fundit të këtij sezoni në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi që tashmë ka siguruar mbijetesën, takimin e fundit të këtij sezoni, e luajti ndaj Pelisterit, ku humbën me rezultat minimal 1:0 falë golit të Sërbijanac. Në anën tjetër, Shkupi e mbylli sezonin më të keq në historinë e tij, duke pësuar disfatë të thellë 6:0 edhe në ndeshjen e fundit përballë Brerës së Strumicës. Ndërkohë xhiroja e fundit mbyllet nesër, me dy ndeshje tjera në program si Rabotniçki – Tikveshi dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Sileksi.

MARKETING