Bashkëshortja e Andrej nga “DNK”: Gënjejnë se mjetet piroteknike i ka sjellë grupi, mos mbroni dikë që duhet të jetë prapa grilave

Bashkëshortja e Andrej nga “DNK”: Gënjejnë se mjetet piroteknike i ka sjellë grupi, mos mbroni dikë që duhet të jetë prapa grilave

Bashkëshortja e pjesëtarit të ndjerë nga grupi “DNK” Andrej Gjorgieski, Natalia Gjorgieski nëpërmjet një reagimi në rrjetin social fb, thotë se informacionet se mjetet piroteknike në diskotekë i ka sjellur pjesëtari i grupit “DNK” janë të rrejshme. Ajo thotë se ditën e djeshme derisa në ankth ishte duke e kërkuar bashkëshortin se në çfarë gjendje është, në shtëpi i kanë shkuar pjestarë nga Departamenti i hetimit penal dhe e kanë kërkuar të ndjerin në prani të fëmijut pa shpjegime. “Njoftimet e rreme se bashkëshorti im po merr mjekim në shtëpi dhe se mjetet piroteknike i ka sjellë banda, ju lutem mos mbroni dikë që duhet të jetë pas grilave! Si bashkëshorte dhe nënë e një fëmije të mitur, tregoni pak dhembshuri”, thuhet në reagimin e saj. /SHENJA/

MARKETING