Bardhi gjen golin për Trabzonsporin, por humbin ndeshjen nga Kajserispor

Edhe pse shënoi gol nga penalltia, Enis Bardhi së bashku me shokët e skuadrës së Trabzonsporti nuk arritën të shpëtojnë nga humbja në shtëpi në duelin me Kajserisporin.
Reprezentuesi i vendit u përfshi në listën e golashënuesve në humbjen 3:4.
Kajserisport kaloi në epërsi që herët dhe sa herë që Trabzonsporti barazonte, mysafirët arrinin të gjenin një mënyrë për të kaluar sërish në epërsi.
Bardhi barazoi në minutën e 54-të, por Carlos Mane shënoi për rezultat final 3:4 në minutën e 63-të.