Barcelona si në kohët e vjetra, e demolon Realin në finalen e Super Kupës

Barcelona si në kohët e vjetra, e demolon Realin në finalen e Super Kupës

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës pasi mundi në King Fahd International Stadium (Riyadh) ekipin e Real Madrid me shifrat 1-3.
Një goditje e bukur me të majtën e Gavit i jep avantazhin katalanasve, të cilët mundën të festonin pas gjysmë ore loje.

Po Gavi jep një pasim për Leëandoëskin në minutën e 45-të, me polakun që e ka të thjeshtë të realizojë golin e dytë.
Me epësinë e dyfishtë, ekipi i Xavit e pati edhe më të lehtë në pjesën e dytë, ku mbylli llogaritë e takimit një herë e mirë 20 minuta para fundit me Pedrin.

Asgjë për të thënë për Los Blancos në këtë takim, paraqitje tejet zhgënjyese, vetë një gol në fund nga Benzema dhe tanimë fokusi për djemtë e Ancelottit do jetë në kampionat dhe Champions League.

MARKETING