Barcelona, kriza mbyll televizionin zyrtar, 150 punonjës dalin në “rrugë”

Barcelona, kriza mbyll televizionin zyrtar, 150 punonjës dalin në “rrugë”

Prej dy vitesh klubi i Barcelonës ka nisur një ristrukturim për shkurtimin e kostove për shkak të borxheve që e kalojnë shifrën 1 miliardë euro dhe klubi ka vendosur që masat radikale t’i shtrijë në çdo sektor.

I fundit që e pëson është televizioni zyrtar i klubit katalanas, në transmetim që prej 27 vjetësh por që prej datës 30 qershor nuk do të ekzistojë më. Barca TV do të mbyllet përfundimisht, ndërsa 150 punonjës që angazhohen me kohë të plotë, do të jenë të papunë.
Bordi drejtues i klubit ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me platformën “Movistar Televisión”. Klubi ka parashikuar të tjera masa për të rritur imazhin duke shfrytëzuar më shumë kanalet zyrtare në rrjetet sociale.

MARKETING