Barcelona i ‘falet’ VAR-it, e mund Athletic Bilbaon dhe vazhdon sigurt lidershipin

Barcelona i ‘falet’ VAR-it, e mund Athletic Bilbaon dhe vazhdon sigurt lidershipin

Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim te Athletic Bilbao në ndeshjen e javës së 25-të kampionale në La Liga.
Ekipi i udhëhequr nga Xavi Hernandez triumfoi 0:1 kundër Athletic Bilbaos në stadiumin “San Mames”, shkruan lajmi.net.

Raphinha ishte heroi i Barcelonës i cili shënoi golin e fitores në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Athletic Bilbao gjeti rrugën e golit në minutën e 87-të me anë të Williams, por goli u anulua tek pas rishikimit me VAR, për shkak të një prekje të topit me dorë nga njëri prej lojtarëve vendas para aksionit të golit.
Kësisoj, Barcelona vazhdon sigurt lidershipin në La Liga me 65 pikë në krye të renditjes.

Athletic Bilbao është e nënta me 33 pikë të grumbulluara.

MARKETING