Barcelona e kryen punën me sukses, eliminon Sociedadin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona e kryen punën me sukses, eliminon Sociedadin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Katalonasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e cila u zhvillua në “Camp Nou”.

Përkundër dominimit total, Barcelona nuk arriti të krijonte epërsinë në pjesën e parë.
Megjithatë, momenti kyç erdhi në 45 minutat e parë të ndeshjes.

Mendez pas një ndërhyrjeje të ashpër, u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 40-të.

Në të 52-tën, Dembele kaloi vendasit në epërsi, rezultat me të cilin edhe do të mbyllej ndeshja.

Kësisoj, Barcelona kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe do të synojë ta fitojë këtë trofe.

MARKETING