Barca-Gate, klubet e La Liga-s kërkojnë shpjegime

Barca-Gate, klubet e La Liga-s kërkojnë shpjegime

Çështja e Barcelonës vazhdon të jetë temë dite në Spanjë. Skandali i pagesave të klubit blaugrana, ndaj ish arbitrit Negriera, vazhdon të krijojë zhurmë.

ÇFARË NDODHI

Për rreth 20 vjet nga 2001 në 2018 Futbol Club Barcelona i ka derdhur Dasnil95, kompani e arbitrit në fjalë, një shumë që sic zbulon El Mundo i kalon 7 milionë eurot. Enriquez Negriera ka qenë arbitër nga 1982 deri në 1994 dhe më pas u bë zv/Presidenti i Komitetit të Arbitrave në Spanjë, detyrë që e la në 2018. Në atë moment Barcelona pushoi së paguari. Klubi blaugrana mbrohet duke këmbëngulur se bëhej fjalë për pagesa për konsulencë, një praktikë e zakonshme për gjithë klubet e La Ligas. Është e vërtetë që disa klube iu drejtohen ish arbitrave për të marrë informacione në lidhje me rregulloret dhe episodet. Por çështja qëndron ndryshe kur ky ish arbitër është pjesë aktive e sistemit dhe ka fuqi vendim marrëse. Pagesat e Barcelonës janë të ekzagjeruara, cka ka rritur dyshimet.

KOMUNIKATAT E PARA

E hëna ishte një cështje e rëndësishme për rastin Negriera, pasi u materializuan edhe protestat e para nga ana e klubeve të La Ligas. Sevilja nxori një komunikatë në të cilën kërkon qartësi, dhe të njëjtën gjë bëri pak më vonë edhe Espanyol. Ideja e Atletikos së Madridit ishte që klubet të dilnin me një komunikatë të përbashkët të firmosur nga klube të ndryshme të kampionatit spanjoll. Por Barcelona e mbështetur nga Reali i Madridit, ia doli të frenonte iniciativën e Atletikos.

KRIMI I PARASHKRUAR

Në lidhje me temën foli edhe Javier Tebas. Presidenti i La Ligas që kur dolën lajmet e para në lidhje me pagesat e Barcelonës, kishte bërë të ditur se sipas ligjit aktual, të nxjerrë në 1990 dhe të pandryshuar që nga ajo kohë, krime të këtij tipi konsiderohen të parashkruara pas 3 vitesh. Duke qenë se pagesat e fundit datojnë në 2018, nuk mund t’i bëjnë asgjë Barcelonës në lidhje me aspektin disiplinor.

I GATSHËM TË DENONCOJË

Por Tebas së fundmi u shfaq vendosmërisht më i karikuar. “Po, nëse Laporta nuk mund të shpjegojë se cfarë ka ndodhur realisht, duhet të japë dorëheqjen”, – tha Presidenti i La Ligas. Ai më pas shtoi se po e ndjek cështjen me shqetësim dhe vëmendje, duke konfirmuar se në Spanjë krimi nuk mund të ndiqet për arsye të afateve kohore. Tebas konfirmoi se La Liga është e gatshme ta denoncojë cështjen te institucione që ende mund të ndërhyjnë me ndëshkime, të cilat janë natyrisht Fifa dhe Uefa. “Laporta ka lëshuar disa deklarata sipërfaqësore, – konfirmoi Tebas, – thotë se me sa duket është dicka që e bënin gjithë klubet, por është dicka tjetër të nënshkruash një kontratë me një ish arbitër dhe dicka tjetër kur ky arbitër është drejtues i Komitetit të arbitrave.

MARKETING