“Banda e shqiptarëve”, klubi turk vendos rekordin e veçantë

“Banda e shqiptarëve”, klubi turk vendos rekordin e veçantë

Istanbulspor është një nga skuadrat që po kërkon këtë edicion mbijetesën në elitën e futbollit turk. Fatin e saj e ka varur tek lojtarët shqiptarë. Eduard Rroca, Sindrit Guri, Valon Ethemi, Jetmir Topalli dhe Florian Loshaj luajtën të gjithë në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Numri do të rritet në pjesën e mbetur të sezonit, pasi pjesë e ekipit do të jetë dhe Valmir Veliu. Plot 6 lojtarë shqiptarë në një skuadër të huaj është një statistikë e veçantë që përbën një rekord më vete.

Klubi nga Stambolli duket se është dashuruar me lojtarët shqiptarë, kjo dhe për meritë të tyre. Eduard Rroca është kapiteni i skuadrës, teksa ka shënuar 1 gol e ka shërbyer një asist. Valon Ethemi është ylli i skuadrës me 9 gola e tri asiste.

Jetmir Topalli me 4 gola e 2 asiste, ndërsa Florian Loshaj debutoi me asist në skuadrën ku u transferua gjatë janarit. Statistika që e kanë bërë Istanbulsporin të fiksuar me lojtarët shqiptar. Tani pritshmëritë maksimale janë dhe për Veliun.

Në ligat kryesore europiane asnjë klub tjetër nuk ka një numër kaq të lartë lojtarësh me origjinë shqiptare që aktivizohen rregullisht të gjithë. Në Stamboll, “banda e shqiptarëve” siç i quajnë atje, kanë nisur t’u mësojnë shqip turqve.

 

MARKETING