Ballkani për të shkruar historinë, rrugëtimi në grupe fillon nga Çekia

Ballkani për të shkruar historinë, rrugëtimi në grupe fillon nga Çekia

Ballkani fillon sonte aventurën e dytë radhazi në grupet e Conference League. Kampionët e Kosovës, po bëjnë krenarë Therandën dhe gjithë tifozët shqiptarë me performancat e tyre europiane.

Edhe pse në skuadrën e Ilir Dajës nuk mungojnë largimet, stili i lojës është i njëjtë. Ballkani ka identitet, guxim dhe dëshirë për të sulmuar, luajtur bukur dhe fituar.

Lojtarët kanë krijuar eksperiencë dhe shpresojnë e besojnë se këtë sezon do të bëjnë edhe më mirë se vjet. Kur u shndërruan Ballkanin në skuadrën e parë të futbollit të Kosovës që mbërrin në grupet e një turneu europian.

Viktoria Plzen (Çeki) është pengesa e parë në grupin C, ku bëjnë pjesë Dinamo Zagreb (Kroaci) dhe Astana (Kazakistan).

MARKETING