Bajrami shënoi në fitoren e Rangers, trajneri: Është i rëndësishëm për lojën që bëjmë
Nedim Bajrami shënoi golin e parë me fanellën e Rangers, në Europa League, ndaj Malmo-s. Shqiptari e dërgoi topin në rrjetë, pas vetëm 55 sekondave, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, në sfidën që fituan 0-2.
Pas ndeshjes, trajneri i Rangers, Philipp Clement, nuk i kurseu fjalët e mira për Bajramin, duke thënë se ka ndryshuar lojën e skuadrës së tij.
“Kjo është diçka shumë e madhe për Bajramin. Ai sapo ka ardhur këtu, por mund ta shihni menjëherë rëndësinë që ka në mënyrën se si ne duam që të luajmë. Ai do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm”, tha trajneri.
Mjaft i lumtur për golin u shfaqe edhe vetë Bajrami, i cili pranoi se ka ndryshime nga futbolli italian.
“Jam i kënaqur për golin e shënuar. Ka diferencë të madhe me futbollin italian, jam i lumtur që po tregoj aftësitë e mia dhe të luaj me një skuadër si Rangers. Ne kemi një skuadër të re dhe ata janë duke u bërë shumë mirë. Mendoj se ishte një paraqitje e shkëlqyer nga ne.”, deklaroi Bajrami.
Fantazisti shqiptar duket se është përshtatur shumë mirë me Rangers, pasi në fundjavën e kaluar, dha asist në fitoren 3-0 ndaj Dunde.