Bajrami fantastik, Rangers fiton ndeshjen e parë në Europa League
Rangers ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim tek gjiganti suedez, Malmo me rezultat 0-2.
Mysafirët e nisën ndeshjen për mrekulli duke shënuar në minutën e parë, përmes futbollistit shqiptar, Nedim Bajrami, shkruan Gazeta Express.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Ndërkohë goli i dytë u shënua në minutën e 76-të, nga McCausland, për të dyfishuar epërsinë dhe vulosur fitoren e skocezëve.
Deri në fund gola nuk pati edhe Rangers arkëtoi tre pikët e para në Europa League për këtë edicion.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami luajti në ndeshje 84 minuta dhe sipas SofaScore ishte lojtari i ndeshjes.
Ai u vlerësua me notën 8.8.
Ndeshjen e radhës në Europa League skuadra e Bajramit e luan ndaj Lyonit në shtëpi kurse Malmo udhëton tek Qarabagu.