Bajerni kërkon nënshkrimin e mesfushorit të Real Madridit

Bajerni kërkon nënshkrimin e mesfushorit të Real Madridit

Sipas “Fichajes”, gjiganti gjerman planifikon të firmos me nënkampionin e botës në merkaton e janarit. Mësohet gjermanët kanë bërë tashmë ofertën e parë për mesfushorin, por janë refuzuar. Bajern Munihu po konsideron nënshkrimin e mesfushorit të Real Madridit, Eduardo Kamavinga.
Kujtojmë se edhe për këtë dimër Çellsi dhe Arsenali ishin të interesuar për shërbimet e Kamavinga-s. Kontrata e Eduardos me klubin “mbretëror” është deri në vitin 2027.

Në sezonin aktual, mesfushori 20-vjeçar ka luajtur 26 ndeshje në të gjitha garat, duke dhënë një asistim. Kostoja e lojtarit sipas portalit “Transfermarkt” është 50 milionë euro.

MARKETING