Babai i Vanjës mohon të jetë i përfshirë në vrasjen dhe kidnapimin

Babai i Vanjës mohon të jetë i përfshirë në vrasjen dhe kidnapimin

Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës së vrarë edhe në prokurorinë ka mohuar të ketë lidhje me kidnapimin dhe vrasjen e vajzës së tij.
Ai është dërguar në burgun e “Shkupit” në Shutkë, para prokurorit që të jep deklaratë.
Kjo është hera e dytë që ai deklaron se nuk është i përfshirë. Nuk ka informacione se si i mohuar pretendimet se pikërisht nga ai është ditur kur Vanja do të largohet nga shtëpia, por edhe se do të jetë vetëm dhe jo me motrën siç ka qenë zakonisht.
Gjorçevski duhet të kthehet në burgun ku e vuan paraburgimin dy ditor deri në hapjen e hetimit kur i njëjti edhe mund t’i vazhdohet.

MARKETING