Mickoski: “Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë provim të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe”

Mickoski: “Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë provim të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe”

“Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë provim të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe”. Kryeministri Hristijan Mickoski, mbetet këmbëngulës për këtë çështje. Zgjidhje që do t’i dorëzohet Qeverisë do të përmbajë dy pjesë, gjegjësisht që pjesa teorike të jepet në shqip, kurse pjesa praktike, pra simulimi i proceseve gjyqësore do të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Këtë kryeministri e arsyeton duke thënë ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe jo me të drejta të tjera ose veprime politike që ndërlidhen me atë. Ndërsa refuzoi të përgjigjet veçmas për kushtëzimin e ZNAM-it, duke thënë se tashmë u përgjigj për këtë temë.

MARKETING

Shik.mk

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Nuk do të ketë  kërkesë dhe as zgjidhje përmes së cilës provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe. Zgjidhja që do t’i ofrohet Qeverisë në seancë përmban dy pjesë: pjesa e parë thotë se studentët do të kenë mundësi që pjesën e cila lidhet me studimet e tyre deridiplomike në gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase që nënkupton në shqip, turqisht dhe anglisht, të testohen në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Në pjesë ku stimulohet procesi gjyqësor në pjesën e procedurës penale dhe procedurës civile do të jetë në përputhje me linjën maqedonase”.

Partneri i koalicionit Qeverisës ZNAM “kërcënoi” Qeverinë se do të dalë nga koalicioni në rast se mundësohet që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka propozuar që 10 provime të jepen në gjuhën në të cilën studentët kryejnë studimet dhe 2 provime, të cilat janë praktike të jenë në gjuhën maqedonase. Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga studentët, duke thënë se mbeten në kërkesën që provimi i jurisprudencës të jetë 100% shqip.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING