Azizi: Studentët do të flasin shqip në provimin e jurisprudencës

Azizi: Studentët do të flasin shqip në provimin e jurisprudencës

Studentët shqiptarë do ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi – Azizi gjatë emisionit IMPAKT. Ajo tha se, komisioni po zhvillon aktivitetet dhe tani më çështja nuk është se a do ta japin në gjuhën shqipe, sepse kjo çështje ka përfunduar dhe studentët do ta japin në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe është vetëm çështje kohe.
“Studentët shqiptarë do ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, ashtu edhe siç ishte motoja e tyre për protesta – “Fol shqip o taj”, shqip do të flasin në provimin e jurisprudencës. Jemi nga fundi i rrumbullakësimit të procedurave dhe nuk do të doja të jap shumë hollësi sepse është një institucion ndër institucional i përbërë nga profesorë dhe ekspertë që janë duke punuar, që studentët shqiptarë ashtu siç i përfundojnë studimet në gjuhën e tyre amtare, një lloj ta japin edhe provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe”, tha Azizi.

MARKETING