Azizi: Në afat prej dy javëve pritet gjysma e pacientëve që po trajtohen në vendet e huaja, të kthehen në vend

Azizi: Në afat prej dy javëve pritet gjysma e pacientëve që po trajtohen në vendet e huaja, të kthehen në vend

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi pasdite në konferencë për shtyp informnoi se sipas të dhënave të fundit, sot nga spitalet do të lëshohen 16 pacientë, të cilët janë trajtuar në vend dhe mjekimin do ta vazhdojnë në kushte shtëpiake. Ajo potencoi se në afat prej dy javëve, pritet gjysma e pacientëve, të cilët mjekohen në vendet e huaja, të kthehen në vendin tonë, për të cilët, siç tha, i ndërmarrin të gjitha hapat e domosdoshme për vazhdimin e mjekimit të tyre adekuat.

Zëdhënësja qeveritare informoi se për momentin, në vendet e huaja trajtohen 116 pacientë. Pritet këtë javë tetë prej tyre të kthehen dhe të vazhdojnë mjekimin në vend.

“Ndërkohë, gjendja e disa pacientëve edhe më tej mbetet e rëndë. Katër prej tyre jashtë vendit janë në gjendje kritike, por ne po bëjmë gjithçka për të siguruar trajtimin e nevojshëm dhe shpresojmë në përmirësimin e tyre. Përveç kujdesit spitalor, si pjesë e kujdesit afatgjatë, siguruam një ekip kirurgësh, që do të qëndrojnë në Koçan për të mbështetur pacientët që trajtohen në shtëpi, duke shmangur udhëtimet e tyre të mundimshme në klinika. Po ashtu, spitali i Shtipit ka katër kirurgë, të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të ofruar mbështetje për pacientët”, tha ajo.

Latifi Azizi theksoi se institucionet shëndetësore janë maksimalisht të përkushtuara për të ofruar trajtim cilësor dhe rehabilitim të plotë për të gjithë pacientët.

Zëdhënësja qeveritare theksoi se hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim mes institucioneve përgjegjëse.

“Qeveria mbetet e përkushtuar për të zbardhur të vërtetën dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, tha zëdhënësja Latifi Azizi.

MARKETING