Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm ajror ndaj Gazës

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm ajror ndaj Gazës

Avionët luftarakë izraelitë me sulmin e tyre ajror që kryen goditën një zonë në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë nga llogaria e tij në tha se avionët luftarakë vendosën në objektiv një pikë në nëntokë në pjesën qendrore të Gazës në të cilën ndodheshin produktet e lëndës së parë për prodhimin e raketave të Hamasit.

Ai theksoi se sulmi në fjalë është kryer për shkak të raketës që u lëshua të shtunën më 11 shkurt nga Gaza drejt Izraelit.

“Sulmi ajror ka për qëllim të pengojë fuqinë dhe përpjekjen e Hamasit për t’u armatosur”, tha Adraee duke kërcënuar se Hamasi do të paguajë çmimin e operacioneve për shkeljen e sigurisë që vendosin në objektiv Izraelin.

Dëshmitarët në Gaza për gazetarin e AA-së kanë konfirmuar sulmet ajrore të Izraelit dhe kanë theksuar se në vendet e bombarduara dhe përreth tyre janë shkaktuar dëme materiale. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë në qytet nuk ka bërë ndonjë deklaratë nëse ka apo jo humbje jete ose të plagosur si pasojë e sulmit.

MARKETING