Australian Open/ Super Sabalenka, sërish “mbretëreshë” në Melbourne!

Australian Open/ Super Sabalenka, sërish “mbretëreshë” në Melbourne!

Është një “ciklon” Aryna Sabalenka. 25-vjeçarja fiton Slamin e dytë të karrierës dhe është edhe një herë mbretëresha e Melbourne. Tenistja bjelloruse u imponua në finalen e Australian Open kundër kinezes Qinwen Zheng. E cila dha gjithçka në një turne ku nisej si numri 15 i botës. Dhe të cilin e mbylli në dhjetëshen e parë, më saktësisht e 7-ta në botë.

Sabalenka, pa humbur asnjë set në të gjithë turneun, përsërit suksesin e 2023 dhe konfirmon se Melbourne përfaqëson terrenin e saj të preferuar. Përfundoi 6-3, 6-2 në më pak se 1 orë e 20 minuta finalja e fituar nga numri dy i botës. Aryna rimerr pikët e vitit të kaluar dhe tani synon nga shumë pranë kreun e klasifikimit botëror që mbahet nga Iga Swiatek.

NDESHJA

Zheng, me shumë tifozë kinezë në Rod Laver Arena, provoi të luante me agresivitet duke u vendosur në linjën e fundit, edhe pse Sabalenka është një ndër sulmueset më të mira. Kinezja pagoi një nisje false, pasi pësoi një break të menjëhershëm dhe pastaj nuk shfrytëzoi tri topa në game-n e tretë.

Sabalenka u ngjit në 5-2 pa shumë probleme dhe mori tri mundësi për setin e parë në shërbimin e kundërshtares. Zheng ia anuloi më së miri, por nuk shërbeu për shumë pasi në game-n pasardhës Sabalenka realizoi pikën që siguroni setin në 6-2.

SUKSESI

Seti i dytë nisi edhe më keq për Zheng, e cila mori avantazhin 30-0 dhe pastaj bëri tri faulle të dyfishta. Duke ia dorëzuar çelësat e lojës Arynës. Shërbimi i Sabalenkës ishte i shkëlqyer dhe pati pak mundësi për Zheng. Që në game-n e pestë u përpoq të mbante ndeshjen hapur, por kundërshtarja ishte e pakapshme.

Zheng bëri dy faulle të tjera të dyfishta dhe e katranosi sërish me Sabalenkën që mori break me pikën më të mirë të ndeshjes. Tenistja kineze mbajti shërbimin dhe shkurtoi në 2-5, por bjellorusja shërbeu për match point. Ishte game më i fortë i ndeshjes me Sabalenkën që shkoi në 40-0.

Sabalenka shpërdoroi 4 match point, anuloi një top break me ace dhe pastaj mundi të festojë duke shfrytëzuar topin e pestë për të fituar ndeshjen. Duke bërë ligjin në Melbourne.

PAS NDESHJES

12 muajt prej fenomeneje të Aryna Sabalenkës i kanë dhuruar 2 Australian Open, një finale në New York dhe dy gjysëmfinale në Roland Garros dhe Wimbledon. Me bjellorusen që deklaroi:

“I bëj komplimentet e mia Zheng, ajo pati dy javë të mrekullueshme, jam e sigurt se do të luajë shumë finale të tjera. Nuk mendoja se do ta fitoja sërish turneun, ishte diçka shumë e bukur. Falënderoj gjithë skuadrën time, pa ta nuk do të isha këtu.

Ju falënderoj për gjithçka që bëni për mua, por pa mua nuk do të ishit kaq të zotë. Falënderoj edhe familjen time, që në këtë moment nuk më kupton pasi nuk flasin anglisht. Por dikush do ua përkthejë. Më mungoni shumë, jeni motivimi im më i madh!”.

MARKETING