Aston Villa i bashkohet garës për zonën Champions, mposht në shtëpi Newcastle

Aston Villa i bashkohet garës për zonën Champions, mposht në shtëpi Newcastle

Aston Villa e trajnerit Unai Emery koleksionoi fitoren e pestë radhazi në kampionat. Një arritje që regjistrohet për herë të parë pas 25-vitesh teksa skuadra nga Birmingham, mposhti në shtëpi Newcastle me shifrat 3-0. Ndeshja nisi në mënyrën e duhur për vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 11-të me anë të Jacob Ramsey që realizoi në zonë pas një spondi të Ollie Watkins.

Ky i fundit do të ishte personazhi kryesor për të tijtë duke qenë se në fraksionin e dytë do të shënonte edhe dy herë të tjera. Fillimisht, sulmuesit iu anulua një gol nga sistemi VAR pas një pozicioni jashtë loje, ndërsa më pas 64-tën gjeti koordinimin e duhur edhe pse me shpinë nga porta.

 

MARKETING