ASHMAA: Të pahijshme janë fjalët që deputeti Dimitar Apasiev i ka përdorur ndaj gazetarit Lupço Zllatev

ASHMAA: Të pahijshme janë fjalët që deputeti Dimitar Apasiev i ka përdorur ndaj gazetarit Lupço Zllatev

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka reaguar në lidhje me fjalorin e pahijshëm të përdorur nga deputeti Dimitar Apasiev ndaj gazetarit Lupço Zllatev në facebook.
“Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizule potencon se bartësit e funksioneve publike duhet të tregojnë nivel më të lartë të respektimit të profesionit të gazetarit dhe të dinjitetit të punonjësve mediatik. Të gjithë, posaçërisht politikanët dhe bartësit e funksioneve publike duhet të përmbahen nga nënçmimi, ofendimi dhe komunikimi i papërshtatshëm dhe debatet publike duhet t’i udhëheqin me argumente, respektim të ndërsjellë, respektim të gjuhës që promovon vlera demokratike”, thuhet në komunikatën e ASHMAA, raporton SHENJA.

MARKETING