ASH reagon ndaj ironizimit të tragjedisë së 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, kërkon ndëshkim të veprimit

ASH reagon ndaj ironizimit të tragjedisë së 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, kërkon ndëshkim të veprimit

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj veprimit të ndodhur gjatë Karnevalit të Vevçanit, ku disa individë bënë tallje me tentativën për vrasjen e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela, gjatë ngjarjeve të 27 prillit 2017.

Isen Shabani, nga ASH, theksoi se ironizimi i tragjedisë së 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit është një provokim i rëndë që duhet të ndëshkohet. Ai shtoi se ky akt prek jo vetëm kryetarin e ASH-së, por edhe rikujton një moment tragjik për gjithë qytetarët e vendit.

“Pamë një shfaqje të shëmtuar dhe të turpshme gjatë Karnevalit të Vevçanit, ku u paraqit një akt terrorist që tallte tentativën për vrasjen e Ziadin Selës, në ngjarjet e 27 prillit 2017. Ne e kuptojmë rëndësinë e folklorit dhe satirës, por kjo nuk justifikon akte të tilla të shëmtuara. Ftojmë organet kompetente të ndëshkojnë këto veprime,” tha Shabani.

MARKETING