ASH me BDI-në apo pa BDI-në tutje? Përgjigjet Snopçe
Në emisionin “Debat në Shenja”, deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, u pyet nëse do të vazhdojë bashkëpunimi me BDI-në, ai tha se fillimisht ata do ta shohin interesin e ASH-së.
“Ne nëse merremi vesh për përcaktimet ideore, për përcaktimet se si do të veprojë koalicioni AKI në të ardhmen, për kushtëzimit që duhet t’i vendos…shife nëse duhet ne të hyjmë në Qeveri dhe nëse vazhdon avazi i vjetër i VMRO-së, atëherë pse të hyjmë në Qeveri, duhet të qëndrojmë konsistent në qëndrimin tonë”, ka deklaruar Snopçe.
Deputeti Snopçe tha se zgjedhje të parakohshme do të ketë brenda vitit 2027-të, jo në prill, por disa muaj pas prillit.

