Arteta zëvendëson Ancelottin?

Arteta zëvendëson Ancelottin?

Real Madrid po shikon trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, si një zëvendësues të mundshëm të Carlo Ancelottit, sipas Remontada Blanca.

Bordi i Real Madridit thuhet se është i pakënaqur me Ancelottin për mungesën e një plani B kur Real Madridi has në probleme gjatë ndeshjeve. Kujtojmë se Los Blancos janë nëntë pikë pas Barcelonës në La Liga.

Megjithatë, ekziston mundësia që Real Madridi mund të qëndrojë me trajnerin italian deri në fund të kontratës së tij para se të synojë Arteta-n. Marrëveshja me Ancelottin është deri në vitin 2024.
Arsenali është në formë të shkëlqyer këtë sezon dhe është pretendenti kryesor për titullin e Premierligës, duke ruajtur një epërsi prej pesë pikësh ndaj City.

MARKETING