Arsenal i jep besim dhe vlerësim Xhakës, londinezët përpilojnë kontratën e re

Arsenal i jep besim dhe vlerësim Xhakës, londinezët përpilojnë kontratën e re

Me ardhjen e trajnerit Mikel Arteta në krye të Arsenal, ndryshoi tërësisht edhe eksperienca e Granit Xhakës me fanellën e londinezëve. Tashmë, mesfushori është shndërruar në një lider të skuadrës që po udhëheq Premier League teksa ka besimin e plotë të trajnerit spanjoll dhe mbështetjen e shokëve të skuadrës në fushë, e sidomos në dhomat e zhveshjes.
Duke parë rëndësinë e 30-vjeçarit, drejtuesit e The Gunners kanë nisur nga puna për të rinovuar kontratën me lojtarin me origjinë shqiptare. Xhaka ka aktualisht një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, ndërsa është edhe opsioni për ta rinovuar me një vit më shumë. Por, për të treguar vlerësimin dhe besimin ndaj tij, drejtuesit po përpilojnë një kontratë me terma më afatgjatë që do ta shndërronin Xhakën në një nga lojtarët më jetëgjatë me fanellën e Arsenal.

Kujtojmë se mesfushori është pjesë e anglezëve prej vitit 2026 kur u transferua nga Borussia Monchengladbach dhe në këtë sezon po kalon një formë të shkëlqyer duke u aktivizuar në 23 ndeshje të Premier League ndërsa ka shënuar tre gola si dhe regjistron pesë asiste.

MARKETING