Arsenal dhe PSG, sfidë e madhe në kryeqytetin britanik
Një tjetër përballje që ia vlen të shihet. Arsenali dhe Paris SG janë dy nga skuadrat europianë që më bukur luajnë futboll, dhe sonte do të ndeshen në stadiumin “Emirejts”.
Londinezët do të duhet të reagojnë pas barazimit 0-0 në Itali kundër Atalantës, ku duhet thënë se patën fat, ndonëse janë të pathyer deri tani këtë sezon.
Pretendentët për titull në Premier Ligë gjithsesi kanë disa dyshime si Kalafiorin dhe Uajtin.
Kapiteni Odegard mbetet jashtë për shkak dëmtimi, dhe po ashtu Merino, Zinçenko, Tomijasu dhe Tiernej.
Tekniku londinez thotë se futbolli luhet pikërisht për ndeshje të tilla, për mbrëmje të tilla, dhe se lojtarët e tij mezi po e presin duelin me një rival të madh si kampionia e Francës.
Paris SG vjen në kryqytetin e Anglisë jo në momentin më të mirë.
Francezët kanë pasur një tronditje pikërisht në prag të përballjes.
Usman Dembele u la jashtë skuadre pas një konflikti me trajnerin Luis Enrike, diçka që jo vetëm ndikon në potencialin sulmues, por edhe krijon një tronditje në atmosferën e skuadrës.
Luis Enrike theksoi se nuk ka rrugë tjetër kur një futbollist shkel rregullat dhe kalon limitet, duke mos u sjellë dhe duke mos punuar njësoj si lojtarët e tjerë.
Po ashtu, PSG ka mungesa si Gonsalo Ramosin, Lykas Ernandezin dhe Kimpemben, por portieri Donaruma kthehet.