Arrestohet shtetasi i Kosovës në Bllacë, ka futur para në pasaportë për të korruptuar policët
![Arrestohet shtetasi i Kosovës në Bllacë, ka futur para në pasaportë për të korruptuar policët](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/01/kufij.jpg)
Policia ka njoftuar se ka arrestuar 42-vjeçarin B.P nga Kosova, i cili, sipas njoftimit, ka tentuar të korruptojë policët.
“Gjatë kontrollit të pasaportës dhe kontrollit kufitar të automjetit të pasagjerëve “Opel Zafira” me targa të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, ai i ka dhënë paratë me dokumente si ryshfet për të lejuar kalimin e pasagjerit të tij K.S. (25) nga Republika e Turqisë, i cili e ka shkelur afatin e leje qëndrimit në vend”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.