Arrestohet një person në Shkup, dyshohet se ka tentuar të mbyt një 54-vjeçar

Arrestohet një person në Shkup, dyshohet se ka tentuar të mbyt një 54-vjeçar

Punonjësit policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme – Departamenti për kundërvajtje të gjakut dje rreth orës 17 në Kisella Vodë kanë arrestuar K.D. (39) për tentativë vrasje.

Më datë 15 të këtij muaji, për shkak të një keqkuptimi në komunikacion në rrugën “Kozle”, ka plagosur me sende të mprehta M.M. (54) nga Shkupi.
“Me datë 18.01.2023 në ora 17:10 në zonën e Kisella Vodës nga ana e zyrtarëve policorë të Njësitit për Krime të Dhunshme, është arrestuar K.D. (39) nga Shupi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Më datë 15.01.2023 në ora 02:26, ​​në rrugën “Kozle”, për shkak të keqkuptimit në komunikacion, me lëndë të mprehtë ka lënduar M.M.(54) nga Shkupi”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje thonë se K.D. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.