Arrestohet hajduti nga Sveti Nikolla, e vjedhura i kthehet pronarit

Nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë dje e kanë privuar nga liria D.T. (27) nga Sveti Nikolla, i cili dyshohet se në periudhën kohore nga pesë deri më 13 janar nga garazhi në oborrin e shtëpisë pronë e A.L. ka marrë shumë pjesë të automjetit dhe traktorit si dhe sende të tjera.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), një sasi të pjesëve të vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse personi është në mbajtje në stacion policor.Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.