(VIDEO) Nikollovski: Pensioni minimal të jetë 70% nga paga minimale
Partia e Pensionistëve ka apeluar që të respektohet neni 37 i ligjit për sigurim pensional, invalidor gjegjësisht për krijimin e një mekanizmi transparent dhe të kufizuar në kohë për publikimin e përqindjes dhe përllogaritjen e harmonizimit të pensioneve. Ata thonë se pensionet duhet te harmonizen në mënyrë procentuale e jo lineare. Kryetari i partisë Ilija Nikollovski thotë se pensionerët meritojnë të kenë të dhëna transparente lidhur me përllogaritjet e pensioneve të tyre.
ILIJA NIKOLLOVSKI, KRYETAR I PARTISË
“Apeli jonë për pensionet është që të respektohet ligji për sigurim invalidor pensional, pensionet të harmonizohen procentualisht jo në mënyrë lineare. Sepse gjithkund në Evropë është ashtu. Te ne është 50% me 50% në krahasim të rritjes së pagave dhe inflacionit. Ka vende ku nuk është kështu shembull në Slloveni është 60% me 40%, nëse për eshembull rritja e pagave bëhet për 60% atëher ajo përqindje merret për rritje të pensioneve”.
Ai thotë se propozojnë që pensioni minimal të jetë 70% nga paga minimale. Nikollovski thotë se duhet të respektohen konventat ndërkombëtare dhe institucionet të dhënat e tyre për sa I përket përllogaritjes së pensioneve të jenë transparente.
ILIJA NIKOLLOVSKI, KRYETAR I PARTISË
“Në letrën e hapur e kemi dërguar tek ministria e punës dhe politikës sociale, Entit të Statistikave dhe Fondit për Sigurim Pensional dhe invalidor që të respektohen konventat ndërkombëtare. Të dhënat të jenë trasnparente mos të jenë manipulative. Të gjitha të dhënat institucionet duhet ti publikojnë në kohë dhe në mënyrë transparente”.
Nikollovski thotë se qeveria duhet të përkujdeset për kategoritë e cenueshme, të kenë kartela sociale dhe të dihet se kush sa të ardhura merr, këtu përfshihen edhe pensionerët me pensione të ulëta.
Medina Ajeti /SHENJA/

