Arijan Ademi pranë largimit nga Dinamo Zagrebi, kinezët i ofrojnë 3 mln euro në sezon

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi zhvilloi edhe një lojë të shkëlqyeshme me fanellën e Dinamo Zagrebit, kur në fundjavën që lamë pas në derbin me Hajdukun realizoi një gol dhe dhuroi një asist në fitoren 4:0. Por, megjithatë lajmi që vjen nga Kroacia nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Dinamos, pasi kapiteni i skuadrës kroate mund të transferohet në një kampionat tjetër. Destinacioni i radhës së mesfushorit shqiptar me shumë gjasa do të jetë Kina. Një klub që nuk është bërë i ditur emri i tij, nga kampionati kinez ka bërë ofertë për Ademin, duke i ofruar tre milionë euro pagë vjetore për tre vite kontratë. Reprezentuesi i vendit ishte afër largimit nga Dinamo në merkaton e dimrit, pasi kishte disa oferta nga klube të ndryshme, por shqiptari vendosi të mbetet te Dinamo. Mirëpo, oferta nga Kina është shfaqur sërish, afati kalimtarë i të cilëve zgjat deri në mes të prillit, ndërsa mbetet të shihet vendimi i Ademit dhe Dinamo Zagrebit për këtë çështje.

MARKETING