Arbnor Muja në garë për golin e javës në Turqi
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja shënoi një gol për ekipin e Samsunsporit në fitoren 1:3 ndaj Adana Demirsporit. Goli i futbollistit shqiptar është futur në mesin e më të mirëve në javën e tetë në Superligë.
Muja po lufton për çmimin e golit më të mirë të javës, së bashku me Gorkem Saglam, Ahmed Kurtucu dhe Daniel Aleksiç.
Muja në tëtë ndeshje në Superligë ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist.