Arben Taravari: Përqindja e drejtorëve shqiptarë në klinika është shumë më e madhe
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se po punëson më tepër drejtor maqedonas.
Megjithatë, Taravari, tha se po ndodhë e kundërta dhe se shumë më shumë shqiptar se para 4 muajve do të jenë drejtor të Klinikave.
”Më duken qesharak sepse nuk mduken serioz, ne i zgjedhim kuadrot më profesionist, ka Klinika ku drejtorët janë shqiptar, maqedonas, turq. Pra un mendoj se na duhen drejtor që janë menaxhues të mirë, janë të suksesshëm si kuadër dhe unë nuk besoj se përqindja e drejtorëve shqiptar tani është më pak se më parë, bile mund të themn me plot përgjegjësi se është shumë më shumë se para katër muajve”, tha Taravari.