Antonio Conte largohet nga Tottenhami

Antonio Conte largohet nga Tottenhami

Tottenhami njoftoi se trajneri Antonio Conte është largua nga ekipi nëpërmjet një marrëveshjeje të përbashkët.

Klubi njoftoi në Facebook se Cristian Stellini do të marrë detyrën e ushtruesit të detyrës së trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner.

“Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Champions League në sezonin e parë të Antonios në Klub. Falënderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

MARKETING