Antikorrupsioni hap lëndë për zv/kryeministrin e parë Artan Grubi

Pasuria e familjes së zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi është nën mbikqyrjen e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. Antikorruspisoni disa ditë më parë ka hapur lëndë për këtë rast, pas akuzave të shumta në opinion për shtim joproporcional të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij. “Çështja është duke u trajtuar dhe sapo të kemi informacione konkrete do ta ndajmë me publikun” thonë nga antikorrupsioni. Ditëve të fundit partia opozitare VMRO-DPMNE dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi hedhin akuza mes vete për pasuri të paligjshme. Kreu i partisë maqedonase, Hrisitjan Mickoski, sëfundmi kërkoi që mediat e BDI-së, respektivisht ato të udhëhequra nga Artan Grubi të kërkojnë falje, përndryshe do të kërkojë drejtësi përmes proceseve gjyqësore.

MARKETING