Ansu Fati, probleme në gju, te Barça shpresojnë ta kenë në “El Clasico”

Ansu Fati, probleme në gju, te Barça shpresojnë ta kenë në “El Clasico”

Ansu Fati nuk do të luajë në ndeshjen kundër Almerías, të dielën. Klubi i Barcelonën ka njoftuar se sulmuesi “ka pësuar një mavijosje në gjurin e majtë gjatë stërvitjes këtë pasdite”, për të cilën shton se “mbetet jashtë skuadrës dhe se evolucioni i tij do të përcaktojë kohën se kur do të kthehet.”

Gjuri i majtë është i njëjti ku Ansu iu nënshtrua katër herë operacionit për shkak të problemeve në meniskun e brendshëm, pasi u dëmtua më 7 nëntor 2020 në ndeshjen e ligës kundër Betisit, pas një dueli të fortë me Aissa Mandi.

Gjithsesi, në ambientin “blaugrana” besojnë se sulmuesi do të jetë në “El Clasico”.

Brenda stafit të Barçës, në parim, mendojnë që Ansu të jetë jashtë vetëm për ndeshjen kundër Almerías dhe se ai mund të jetë në dispozicion të Xavi Hernándezit në sfidën e Kupës së Mbretit kundër Realit të Madridit, që do të luhet në “Santiago Bernabéu”, të enjten, që korrespondon me ndeshjen e parë gjysmëfinale.

MARKETING