Anketa e IRI-t amerikan tregon se qytetarët RMV-së partner më të besueshëm e shohin Turqinë
Anketa e re e IRI-t në Maqedoninë e Veriut e nxjerr sërish Türkiyen si partner më të besueshëm për qytetarët. Besimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut te Türkiye po rritet vazhdimisht në vitet e fundit, ndërsa po bie më tej besimi te BE-ja.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë ta shohin Türkiyen si partner më të besueshëm. Sipas anketave të Institutit Republikan Amerikan (IRI), perceptimi miqësor i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj Türkiyes vazhdon të rritet vazhdimisht në vitet e fundit.
Në anketën më të re, të realizuar në prill-maj të këtij viti ndërsa të publikuar në korrik, 25% e qytetarëve thanë se Türkiye është partneri që ndihmon më së shumti interesat e vendit. Kjo është përqindja më e lartë e besimit ndaj një shteti partner dhe me dallim të madh ndaj të tjerëve.
Partneri i dytë më i besueshëm për qytetarët është Bashkimi Evropian me 18%, por besimi ndaj tyre po bie vazhdimisht në 3 anketat e fundit. Gjermania (13%) dhe ShBA-ja (11%) janë të radhës në listë.
Rritje konsistente e besimit ndaj Türkiyes
Türkiye jo vetëm që është partneri më i besueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe besimi ndaj tyre po rritet vazhdimisht ndër vite.
Në katër anketat e fundit, perceptimi për Türkiyen është rritur ndjeshëm, duke u dyfishuar besimi krahasuar me 2 vjet më parë.
Maqedoni e Veriut: Türkiye partneri më i besueshëm, bie besimi tek BE-ja
Në pyetjen tjetër se me kë duhet të mbajë lidhje të forta Maqedonia e Veriut për të realizuar interesat e saj, sërish Türkiye ka dalë në sipërfaqe si partner më i besueshëm për qytetarët e këtij vendi. Gjithsej 83% e të anketuarve vlerësojnë se vendi i tyre duhet të mbajë lidhje të forta me shtetin turk./TrtBalkan