Angellov: Tymi në Shkup vjen nga zjarri në kufi me Kosovën, prej tre ditësh luftohet me flakët

Angellov: Tymi në Shkup vjen nga zjarri në kufi me Kosovën, prej tre ditësh luftohet me flakët

Një zjarr në ambient të hapur është ende aktiv në afërsi të fshatit Graçan, në komunën e Gjorçe Petrovit, pasi dy ditë më parë kaloi nga Kosova në territorin e Maqedonisë së Veriut.

MARKETING

Description of image

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, tha se zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara, ndërsa kryesisht digjen bar, shkurre dhe dëllinja.

Për shkak të erës, gjatë natës tymi u përhap mbi disa lagje të Shkupit. Zjarrfikësit kanë qëndruar gjatë gjithë natës në terren, por terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen.

Sot, aksioni për shuarjen e zjarrit do të vazhdojë me forca të shtuara në terren dhe mbështetje nga ajri. Në operacion do të angazhohen dy traktorë ajrorë, një helikopter i policisë dhe një helikopter ushtarak.

MARKETING