Angeli vjen në Maqedoni nga Athina, Taravari: Pritet të vijnë edhe katër pacientë nga Spanja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se ka pritur Angelin, pacientin e dytë i cili është mjekuar jashtë vendit nga tragjedia në Koçani.
“Një mirëseardhje e ngrohtë për Angelin, pacientin e dytë që pasditen e sotme arriti nga Athina, i uruan ministrat Taravari dhe Mucunski.
Sipas protokollit mjekësor, pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, pritet që ai nesër të lirohet për trajtim në shtëpi.
I urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet të mirë.
Sonte pritet të arrijnë edhe katër pacientë të tjerë, të cilët ishin në trajtim mjekësor në Spanjë”, ka shkruar Taravari.