Andonovski: Institucionet blejnë “antiviruse ruse”, nuk është krim por jemi anëtar i NATO-s

Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski është pyetur nga Evropa e Lirë për shpenzimin e miliona eurove të shtetit në vitet e fundit për të mbrojtur institucionet. Gjatë intevistës ai përmendi se një fakt interesant është se mbi 20 institucione kanë blerë antiviruse ruse.
STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL
“Në hulumtimin e prokurimit publik mund të vërehet se cilat institucione kanë blerë licencën dhe çfarë antivirusi është. Natyrisht, nuk është e paligjshme, nuk është krim, sepse ato kompani ekzistojnë dhe funksionojnë, por qëndrimi i shtetit është se ne jemi anëtarë të NATO-s, se jemi properëndimorë dhe synojmë integrimin euroatlantik dhe në të njëjtën kohë të blejmë antiviruse ruse”.