Ancelotti thotë se Atalanta është skuadër për t`u respektuar

Ancelotti thotë se Atalanta është skuadër për t`u respektuar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka shprehur respektin e tij për Atalantan, duke theksuar se ekipi i tij është gati për sfidën, edhe pse nuk kanë pasur shumë kohë për stërvitje.

Superkupa e UEFA-s zhvillohet këtë të mërkurë në Varshavë. Real Madrid arriti në këtë finale pas fitores ndaj Borussia Dortmund në Champions League, ndërsa Atalanta triumfoi kundër Bayer Leverkusen për të siguruar vendin e saj në këtë përballje historike.

“Jemi mirë, edhe nëse nuk jemi stërvitur shumë. Lojtarët kanë ardhur të gjithë mirë nga pushimet. Ne mund të bëjmë një ndeshje intensive kundër një ekipi të fortë, sepse nëse ata janë këtu do të thotë se bënë shumë mirë vitin e kaluar dhe do të përpiqen të përsërisin veten nesër”, ka thënë Ancelotti.

MARKETING