Ancelotti pas humbjes në ‘El Clasico’: Nëse vazhdojmë të luajmë kështu do të fitojmë një tjetër trofe

Ancelotti pas humbjes në ‘El Clasico’: Nëse vazhdojmë të luajmë kështu do të fitojmë një tjetër trofe

Real Madrid humbi El Clasico-n ndaj Barcelonës në frymën e fundit të sfidës me golin e Kessie.

Edhe pse rezultati ishte negativ për “Los Blancos”, Ancelotti, në konferencën për shtyp foli duke “fryrë gjoksin”.
“Jam krenar për ekipin tim. Jam i bindur që nëse vazhdojmë të luajmë kështu do të fitojmë një tjetër trofe. Barcelona është 12 pikë përpara sepse kanë qenë konstant gjatë sezonit. Ne pagujmë formën e janarit pas Kupës së Botës që na rrëzoi shumë në renditje. Tani po bëjmë mirë dhe mendoj se do ta përfundojmë këtë sezon mirë. Goli i anuluar i Asensios? Nuk jam i sigurt nëse ishte pozicion jashtë loje. Nëse VAR thotë që është, atëherë kështu ka qenë”, është shprehur shkurtimisht Ancelotti

MARKETING