Ancelotti pas fitores ndaj Osasunës: Tani mendojmë veç për Manchester Cityn

Ancelotti pas fitores ndaj Osasunës: Tani mendojmë veç për Manchester Cityn

Real Madridi mbrëmë ka fituar Kupën e Mbretit, pas nentë viteve.

“Los Blancos” në finale mposhtën skuadrën e Osasunës me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Të dy golat për Realin i shënoi Rodrigo kurse te Osasuna realizoi Torro.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ishte i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e futbollistëve të tij, por përgëzoi edhe skuadrën kundërshtare.

“Osasuna luajti shumë mirë deri në fund. Pavarësisht gjithçkaje, mendoj se e merituam fitoren, por në çdo finale vuajtëm. Kjo Kupë ka mbërritur në një moment të rëndësishëm. Është një çmim i merituar pas gjithë mundimit.” tha fillimisht tekniku italian.

Ancelotti u pyet edhe pëer ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City.

”Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së martës Manchester City”, theksoi trajneri. Sonte do të festojmë pak dhe më pas do të mendojmë për atë ndeshje”, tha Ancelotti.

MARKETING