Ancelotti paralajmëron largimin nga Reali: Mund të jetë finalja ime e fundit

Ancelotti paralajmëron largimin nga Reali: Mund të jetë finalja ime e fundit

Real Madridi do të përballet me Osasunën në finalen e Kupës së Mbrertit në Estadio de La Cartuja në Sevilla.

Los Blancos synojnë ta fitojnë trofeun e parë këtë edicion, teksa janë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por e ardhmja e trajnerit Carlo Ancelotti vazhdon të jetë ende e paqartë, përkundër se kontrata e tij me Los Blancos skadon në verën e vitit 2024.

Trajneri italian ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll, duke thënë se mund të jetë finalja e tij e fundit.

“Është gjithmonë emocionuese të luash në një finale, pjesërisht sepse në fund të mendjes sime po mendoj se mund të jetë e fundit. Do ta shijojmë si të ishte e fundit. Kjo është ajo që i kam thënë lojtarëve sepse është një ndeshje e veçantë”.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur që jemi këtu. Kemi arritur deri këtu me meritat tona pasi mundëm Cacereno, Villarrealin, Atletico Madridin dhe Barcelonan. Ne do të bëjmë më të mirën për të fituar”, u shpreh Ancelotti.

Ancelotti synon që të fitoj trofe me Realin këtë edicion dhe në garë është për Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, pasi sa i përket La Ligas thuajse ka humbur të gjitha gjasat.

E ardhmja e trajnerit italian pritet të jetë në Amerikën e Jugut, ku është kandidati kryesor për ta marrë postin e trajnerit te Përfaqësuesja e Brazilit.

MARKETING