Ancelotti: Kishim dyshime për penalltinë e pestë, por pastaj pashë fytyrën e Endrick…

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli kështu pas sfidës kundër Atletico Madridit, të fituar me penallti dhe e vlefshme për kthimin e 1/8-ve finale të Ligës së Kampionëve: “Ishte një ndeshje e vështirë, sepse pësuam gol që në minutën e parë.
Dinamika ndryshoi pak. Ata u mbrojtën shumë mirë, kundërsulmonin, ndërsa nuk krijuam shumë raste të pastra. Është e vështirë të krijosh raste të pastra kundër Atletico Madridit, sepse mbrohet në mënyrë spektakolare, me një qëndrim të jashtëzakonshëm”.
Disavantazhi i menjëhershëm i Real Madridit: “Shqetësimi im ishte një ndeshje pa kontroll. E rëndësishme ishte të mos humbnim ekuilibrin dhe ta kërkonim golin përmes kundërsulmit. Në pjesën e dytë kishim kontroll të mirë në gjysmën e fushës kundërshtare; mund të shkonim te penalltitë, siç ndodhi”.
Si i pa ai shtesat: “Dëshironim ta mbyllnim ndeshjen para penalltive. Camavinga dha një kontribut të madh. E zëvendësova Tchouamenin sepse kishte një karton të verdhë, Brahim hyri dhe dha një kontribut të madh. Edhe Mendy u dëmtua, por ne vazhdojmë të luftojmë”.
Penalltia e goditur nga Julian Alvarez, pra e para nga gabimet e Atletico Madridit: “Është shumë e çuditshme, po. E prek topin, bën dy prekje. Godet me këmbën e djathtë dhe e prek me të majtën. Penalltitë janë llotari, të gjithë e dimë”.
Pse Rudiger te penalltia e pestë: “Dëshironim ta vendosnim Endrick si goditësin e pestë të penalltive, por menduam se Rüdiger ishte më i ftohtë. Nuk e pashë Endrick aq të lumtur kur i thashë të gjuante penalltinë e pestë. Pra, fytyra e tij më shtyu t’i besoja Rudigerit”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.