Ancelotti: Jemi të motivuar për El Clasico, Barcelona nuk është skuadër perfekte

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për El Clasicon e ardhshme kundër Barcelonës, që do të zhvillohet nesër (e diel) në kuadër të La Ligas.
MARKETING
Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Barcelonës duke thënë se ekipi i tij është i motivuar për këtë ndeshje, teksa kundërshtarin e ka cilësuar si skuadër të mirë, por jo perfekte.
“Jemi mirë. Të motivuar dhe të emocionuar. Mund ta bëjmë, edhe pse e dimë se është shumë e komplikuar”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë.
“Barcelona është mësuar të na shtyjë në gjysmëfushën tonë. Kur e kemi topin, duhet ta shfrytëzojmë atë. Duhet të luajmë një ndeshje të kompletuar”.
“Nuk është aq e vështirë të përgatitesh për këto ndeshje, sepse nuk ka nevojë të motivosh lojtarët. Gjëja më e rëndësishme është t’u japësh lojtarëve idenë më të qartë se si ta luajnë ndeshjen”.
“Duhet të mbrohesh mirë sepse Barça është një ekip që zakonisht futet në gjysmëfushën e kundërshtarit. Por nuk është një ekip perfekt”.
“Barcelona mund të jetë mësuar ta shtyjë kundërshtarin prapa në gjysmën e vet, por asnjë ekip nuk është perfekt. Për të fituar, duhet të menaxhosh mirë gjithçka, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”.
“Është shumë e vështirë të fitosh La Ligën, ka të bëjë me qëndrueshmërinë. Barça ka një shans më të mirë sot, por nëse fitojmë…”, përfundoi trajneri i Real Madridit.